Boom/Nga Zade në Sabri, ish-kooperativistja humb pensionin
Pas 22 vitesh punë në kooperativë, Zade Hekuran Bashaliu nga Gjocaj i Peqinit ka dorëzuar dokumentat për pension. Por për habinë e madhe të nënës së pesë fëmijëve, 18 vite punë janë rregjistruar me emrin Sabri, ndërsa tre vite me emrin Sabire. E këto vite punë, sipas letrave, nuk i njihen më Zades prej mishi e gjaku që ka thyer kurrizin në kooperativë, po Sabriut të panjohur. Prej 7 vitesh e moshuara nuk ka arritur dot të marrë pensionin. Ajo ka bërë një ankesë në Komisionin Qëndror të Ankimimit në Tiranë, i cili e ka drejtuar në gjykatë për të gjetur zgjidhje. Por për ndryshimin e emrit, shpenzimet që duhet të paguajë Zadja jo për faj të saj, arrijnë në gati 2 milionë lekë. Një shifër e pabërballueshme për pensionistët, madje gjyqe të tillë zgjasin aq shumë në kohë, sa jo në pak raste ka ndodhur që më parë kanë humbur jetën qytetarët pa e gëzuar pensionin dhe pa e gjetur të drejtën. Të shpresojmë se Zadja nuk do ta mbyllë jetën si Sabri për shtetin shqiptar dhe do të gëzojë atë pak pension që po i mohohet për shkak të gabimeve idiote.

KOHA JONË SONDAZH

