BOOM zbarkon në plazhe: Mungojnë rojet bregdetare dhe kullat e vrojtimit
E njëjta situatë paraqitet dhe në Golem. Nuk ka as roje bregdetare dhe as kulla vrojtimi. Pushuesit shprehen se mungesa e rojeve bregdetare paraqet rrezik për të gjitha moshat, në mënyrë të veçantë fëmijët.
Ndërkohë tek Shkembi i Kavajes, kullat e vrojtimit janë vendosur por roje bregdetare nuk ka. Ajo qe te bie ne sy jane mbeturinat ne afersi te bregut te detit. Ajo çfarë “BOOM” konstatoi ishte se një ndër kullat e vrojtimit eshte e vendosur nga biznesi privat megjithate roje nuk bregdetare nuk kishte.


Pushuesit jane te shqetesuar jo vetem per mungesen e rojeve bregdetare por edhe per mungesen e hapësires publike ku mund te vendosin çadrat e tyre.
Te Shkembi i Kavajes mbetet problem edhe derdhja e ujrave te zeza ne det dhe kete e deshmon dhe kanali i madh i hapur qe derdh ujrat e zeza ne det.

Në plazhin e Gjirit te Lalzit qe popullohet çdo vit e me shume nuk ka as roje bregdetare dhe as kulla vrojtimi. Problem ne kete plazh mbetet sinjalistika ne det per mjetet lundruese dhe zonat e notit.

Gazetarët e “BOOM” kontaktuan me kryetarin e bashkisë Kavajë, i cili thotë se kompetencat per pajisjen me roje bregdetare i ka Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, ndersa nga bashkia e Durresit siguruan nje shkrese ku pergjegjesine per te vendosur roje plazhi dhe monitorimin e zones e kane stacionet e plazhit qe nenkuptojne bizneset qe jane ne vijen bregdetare.
Burime per emisionin “BOOM” nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit thotë se ky institucion ua ka lënë kompetencat bashkive perkatëse.
Pra institucionet vendore dhe qëndrore bëjnë ping-pong me sigurine e pushuesve, duke ia faturuar pergjegjesite njeri-tjetrit.

/Burimi: Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

