Bora bllokon Veriun

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në zonat veriore janë shoqëruar me stuhi dhe ulje të temperaturave.

Si pasojë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave në rrugë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.

Në Kukës, “Rruga e Kombit” është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. 8 borëpastruese janë angazhuar për hedhjen e kripës dhe largimin e borës në dy senset e rrugës, ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në Bulqizë situata e rënduar nga reshjet e dendura të dëborës ka bllokuar fshatrat Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet me zinxhirë. Qafë e Buallit-Krastë me vështirësi me zinxhirë, ndërkohë që herë pas here bllokohet. Ura e Çerenecit-Steblevë është e bllokuar. Qafë e Buallit-Klos kalohet me zinxhirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, trashësia e dëborës në Bulqizë është 40cm, ndërsa në fshatra vijon nga 60 cm deri në 1 metër./tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?