Bora dhe ngricat, bllokon fshatrat në Krujë dhe Dibër

Situata problematike nga reshjet e borës dhe ngricat, vijon në disa qarqe të vendit nga veriu në jug. Në Kukës, Dibër, Bulqizë, por edhe në Krujë vijojnë që të jenë të bllokuar disa fshatra. Situata është e njëjta si ditën e djeshme.

Në Krujë janë të bllokuara fshatrat Çudhi Zalle, Çudhi Kamp, Bruz Mal, Bruz Zalle, Rranzë dhe parku kombëtar i Qafë Shtamës.Reshjet e dëborës gjatë natës nuk kanë qenë të dendura por problem mbetet prezenca e ngricës dhe akullit në rrugë. Ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme priten reshje në disa qarqe.

Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi, sikur ndodhi edhe dje. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: -1 / 5 °C, në vendet e ulëta: -2 / 5 °C dhe në vendet malore: -13 / -3 °C.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?