Bora e madhe bllokon këtë fshat shqiptar, komunikojnë vetëm me telefon

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, banorët e fshatit malor Cërni Vërv të komunës së Studeniçanit në Maqedoni janë bllokuar dhe nuk arrijnë të lëvizin.

Rrugët janë të bllokuara dhe ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Banorët thanë për Alsat M se në fshat kanë mbetur të ngujuar rreth 150 banorë.

Në një lidhje telefonike një banor shprehet:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kjo situatë është prej ditës së mërkurë, pasdite, askush nuk ka ardhë, nuk na ka kontaktu për momentin. Tash për tash momentalisht jemi të izoluar, 1 metër e 20 centimentra është bora në fshatin Cërni Vërv, në komunën e Studeniçanit. Prej komunës nuk ka asgjë, jemi lajmëru, na kanë thënë që brenda kohës do të lëshojnë por nuk ka asgjë, nuk e di çka mendojnë ato, a mendojnë që ka banorë këtu. Momentalisht ka edhe 150 banorë në fshat. Momentalisht rrymë kemi, ushqim kemi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?