Bora ka “mbërthyer” vendin, por Rruga e Kombit mund të kalohet pa problem
Në mbarë territorin e Shqipërisë reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, ku situata paraqitet më e rënduar në Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër.
Por, nuk paraqitet e njëjtë situata në Rrugën e Kombit, ku sipas qytetarëve dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar kalohet pa problem pasi po pastrohet vazhdimisht.
Sipas autoriteteve në autostradën kryesore të shqiptarëve janë duke punuar pa ndërprerje rreth 30 borëpastruese nga të dy krahët.
Kjo ka bërë që ndoshta për herë të parë pas që nga krijimi i saj, Rruga e Kombit të mos ketë probleme dhe të jetë brenda parametrave të lëvizshmërisë kur anembanë ka zbardhur bora.
Megjithatë, sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve nuk duhet të neglizhojnë pajisjen me zinxhirë gjatë këtyre ditëve.
KOHA JONË SONDAZH

