Bora në Kukës, ja si paraqitet situata e rrugëve

Verilindja e vendit vijon të mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës të cilat filluan mbrëmjen e së hënës. Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.

Këshillohet lëvizja me pajisje dimërore sidomos në rrugët rurale. Gjithësej nga firmat Kontraktore janë vënë në punë 27 mjete në gadishmëri me 68 punëtorë.I gjithë Qarku është i furnizuar me energji elektrike ndërkohë që nuk është raportuar për emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.

Situata e rrugëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga e Kombit e kalueshme normalisht.Po punojnë 10 borëpastruese gjatë gjithë aksit rrugor.Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 25 cm. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 Kolsh-Q.Shllak e kalueshme me zinxhirë.Po punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës 30 cm.

 Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht.Punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës 10 cm.

 Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht.Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë.Lartësia e borës 7 cm.

Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht.Punojnë 1 borëpastruese e 1 fadromë.Lartësia e borës 7 cm.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese e 1fadromë.Lartësia e borës Q.Tobli 25 cm e në Q.Prushi 20cm.

 B.Curri-Kam e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm.

 B.Curri-Valbonë e kalueshme normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese 1 fadromë.Lartësia e borës 25 cm në Valbonë.

 Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj e kalueshme normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Morinë 10 cm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?