Bora zbardh Llogaranë, hidhet kripë në rrugë për të shmangur ngricat (Video)

Vlora është ‘pushtuara’ nga moti i keq përgjatë dy ditëve të fundit. Ndërkohë në Llogara që nga dita e djeshme kanë vijuar reshjet e dëborës.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, bora ka zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në dimër nga turistë të shumtë.

Edhe pse dëbora ka vijuar përgjatë natës, në këtë aks rrugor nuk janë krijuar probleme. Ndërkohë autoritet kanë hedhur kripë në rrugë për të parandaluar ngrirjen dhe krijimin e shtresave të akullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonën e Llogarasë ka shkuar edhe një borëpastruese që po pastron rrugën.

Swiss Digital Mobile Reklama
Dëbora e parë zbardh Llogoranë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?