Bora zbukuron Dardhën turistike (FOTO)
Aktualitet E Enjte, 15 Prill 2021 14:37
Me uljen e temperaturave, ka nisur dhe zbardhja e disa zonave nga bora. Siç shihen në foto, Dardha është krejtësisht e zbardhur dhe flokët e para të dëborës. Fshati Dardhë në rrethin e Korçës është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar e shtuar prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin nga Turqia, më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë.
Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, ku gjetën strehë rreth një stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”. Bëhet fjalë për një dardhë të egër që gjendej atje, ndërsa dëshmia e parë historike gjer tani gjendet në enciklopedinë greke Pirsos, ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht më 1768-ën”.
Dardha është fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 frymë. Në fillim të shekullit, Dardha numëronte 400 shtëpi. Vetvetiu të del përpara ;si dhe pse u mbipopulluar një vend i tillë ku toka bujqësore ishte e papërfillshme? Arsyetimi të çon tek zanafilla;dëshira për të qenë të lirë.
Informacioni:Wikipedia
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH