Bora Zemani flet për divorcin: Dështova, por besoj ende te dashuria!
Sa herë që Bora Zemani merret në intervistë, nuk i shpëton asnjëherë pyetjes për divorcin e saj. Edhe pse kanë kaluar 2 vjet, sërish kureshtja për të mësuar më shumë për atë periudhë mbetet e madhe. Moderatorja e suksesshme ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel për të folur për projektet e reja televizive të saj, fëmijërinë, adoleshencën dhe jo vetëm.
“Janë dy projekte televizive që publiku do t`i pëlqejë shumë” u shpreh Bora, po prisni edhe pak sepse do të dalin shumë shpejt në ekran”.
Zemani u emocionua kur dëgjoi veten e saj në moshën 3 vjeçare duke recituar. “Mami im merrej me këto gjëra” rrëfeu ajo, “sa herë që unë recitoja ajo më regjistronte dhe e kisha harruar fare që ekzistonte një kasetë me zërin tim” vijoi e përmalluar Bora.
Edhe pse një natyrë çapkëne teksa ishte adoleshente, ajo nuk e ka pëlqyer kurrë të qënit në qendër të vëmendjes me pahir. Deshe, s`deshi, lajmi kur Bora shpalli divorcin mori dhenë. Por çfarë mendon ajo per veten e saj?
“Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes” shprehet ajo. “Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain” vazhdon rrëfimin e saj Bora. “Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara” përfundoi ajo. Edhe pse e zhgënjyer nga kjo eksperiencë, Zemani beson ende te dashuria si një romantike e thekur që është, por vetëm se kjo dashuri e re duhet të marrë parasysh dhe praninë e Arborit në jetën saj se fundja, siç e tha dhe vetë moderatorja, ai është jeta e Borës!
****
Prej disa javësh jeta private e moderatores Bora Zemani ka filluar të gumëzhijë nga një seri lajmesh që aludojnë se ajo dhe aktori i humorit, Donald Veshaj janë në një lidhje. Edhe në spektaklin “ E Diell” Borës iu hodhën disa grepa larg e larg për ta vërtetuar këtë thashethem, mirëpo nga përgjigjet e saj, Edi Manushi dhe Ervin Kurti mbetën sërish të paqartë.
“Pas orës 12 të natës unë fle me Arborin se është ende i vogël” tha duke qeshur Zemani.
Meqë stina e verës është shumë afër, sërish kureshtja nuk e la gazetarin që të dinte destinacionin e pushimeve të Borës nëse do vazhdonte të ishte Dhërmiu apo Vlora nga ku 2 vjet më parë ajo realizoi dhe projektin “Guximtarët”?
Si për t`iu shmangur një përgjigjeje të qartë, Bora u shpreh: “Pushimet do t`i bëj sa andej –këndej, por edhe në Vlorë nuk mungojnë sepse kam origjinën prej andej. Eja po deshe i bëjmë bashkë pushimet” u justifikua Zemani duke nënkuptuar se s`kishte asgjë për të fshehur!
Kujtojmë së edhe vendlindja e Donald Veshajt është nga qyteti bregdetar i Vlorës.
Na mbetet të presim fillimin e plazhit dhe të shohim kush do ta shoqërojë përveç Arborit këtë vit Borën për pushime në jug! Ervin Kurti jo njëherë!/tch/