Bordi i Paqes, analisti Baton Haxhiu: Rama u tregua më shumë se i guximshëm në SHBA
Mbledhja e Bordit të Paqes në Amerikë, është tema kryesore në emisionet politike. Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri Edi Rama dëshmoi sot se politika nuk kërkon vetëm guxim. Sipas tij, Rama arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të lidhë paqen, me procesin absurd ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Kur ka një deklaratë të tillë, nuk ka fjalë që e përmbush dhe e përdora ashtu siç duhet, politika kërkon to*a ose bo*e. Për mua ka qenë Rama i guximshëm dhe mund të jetë edhe me pasoja kjo deklaratë. Në një ambient të tillë, duhet të kesh bo*e, jo thjesht guxim. Veprimi i Ramës ishte tepër kurajoz.
Mua as në mendje nuk më ka shkuar që Rama do të fliste për Hagën në Shtetet e Bashkuara. Kur foli për paqen, ai menjëherë përmendi rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lidhur gjërat në mënyrë brilante”, tha Haxhiu.
KOHA JONË SONDAZH

