Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimin e naftës dhe benzinës
Nafta dhe benzina do të blihen më lirë se dje. Bordi i Transparencës i mbledhur vendosi që nafta të shitet me 228 lekë/litër, benzina me 208 lekë/litër ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm me 115 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Vendimi i Bordit të Transparencës për tregtimin me shumicë:
216 Lekë/litri për gazoilin;
196 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Vendimi i Bordit të Transparencës për tregtimin me pakicë:
228 Lekë/litri për gazoilin;
208 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
*(Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).