Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës së karburanteve, bën me dije se çmimi i naftës në vend është rritur me 5 lekë nga hera e kaluar. Nga 182 lekë që ishte, tashmë nafta do të shitet me 187 lekë. Rritje ka shënuar edhe çmimi i benzinës, që nga 182 lekë, tashmë do shitet me 185 lekë, duke shënuar rritje me 3 lekë.

Njoftimi

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

SHKARKO APP