Bordi i Transparencës rrit çmimin, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 nuk do të jetë më shumë se 224 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë është caktuar në maksimum 212 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën e standardit SSH EN, çmimi maksimal me pakicë është vendosur 181 lekë për litër dhe 169 lekë për litër për shitjen me shumicë. Ky vendim vjen pas miratimit të një akti normativ, i cili parashikon uljen e akcizës me 20%, që së bashku me TVSH-në përkthehet në një ulje prej 9.5 lekësh për litër. Autoritetet bëjnë me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 3 prill, në orën 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në një vendim të ri nga Bordi.

Njoftimi i plotë

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, i standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 224 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Në zbatim të aktit normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul me 20%, ose së bashku me TVSH-në, ulja është 9.5 lekë/litër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, i standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, më datë 3 prill, në orën 20:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin për zbatimin e këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe të ruajnë parimet e konkurrencës së ndershme në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?