Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve në vend
Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës vendosi ndryshimin e çmimeve të karburantit.
Çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.
Çmimet hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00.