Bordi publikon çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish e karburanteve. Bëhet e ditur se referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 19.04.2023, ka ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit. Konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 839, -21 nga data 27.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 733, -4 nga data 27.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 103.19 (-3.25 nga data 27.03.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.