Bordi vendos çmime të reja për karburantet, ja sa shkon nafta

Këtë të premte, Bordi ka ndryshuar çmimet e karburanteve. Sipas vendimeve të marra nga Bordi i Transparencës, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Po ashtu çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

SHKARKO APP