Borë deri në 1.6 metra, temperatura nën zero dhe pa drita/ Izolohen fshatrat e Kelmendit në Shkodër

Reshjet e dëborës kanë izoluar fshatrat e njësisë administrative Kelmend në Shkodër.

Fshatrat Vermosh, Lëpushë, Gropat e Selcës prej 24 orësh nuk kanë komunikim me pjesën tjetër të vendit.

Aktualisht në Lëpushë trashësia e dëborës i kalon 160 cm, në Qafë të Predelecit 210 cm dhe në Vermosh 75 cm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ditën e sotme temperaturat kanë zbritur deri -10 gradë celcius.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksi rrugor shkallë Gropa drejt Vermoshit ndodhet i bllokuar dhe si pasojë e dëborës, ngricave dhe akullit asnjë automjet nuk mund të ngjitet.

Banorët e këtyre fshatrave kanë 5 ditë pa energji elektrike.

Në Vermosh mësohet se është bllokuar dhe segmenti rrugor që lidh këtë fshat me pikën doganore të Gerçarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?