Borë dhe ngricë Korçë! Disa fshatra të izoluar, disa të tjerë pa energji elektrike

Gjatë natës, reshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por si pasojë e temperaturave të ulëta, disa gradë nën zero, janë krijuar akuj në rrugë.

Për pasojë, segmenti Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik dhe Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje. Grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të hedhur kripë në këto akse, në mënyrë që të krijojnë lehtësi për qarkullimin e mjeteve.

Gjatë paradites, në segmentin e Dardhës, mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, për të tretën ditë, janë pa energji elektrike dhjetëra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec. Të izoluar janë fshatrat Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe katër fshatra në njësinë Dardhas, pasi akset rurale, për shkak të mungesës së infrastrukturës, janë shumë të vështira për t’u pastruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?