Borë dhe shi në vend, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur në vendin tonë për shkak të reshjeve të borës që kanë përfshirë së fundmi disa zona malore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH shkruan se gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m.

“Gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700m.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?