Borë në pranverë, ARRSH njofton ku ka probleme me qarkullimin

ARRSH ka njoftuar mëngjesin e sotëm mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit në kushtet kur gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit. Sipas ARRSH, kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gatishmëri.

Në rajonin verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Steblevë (10 km e fundit, 4-5 cm borë, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?