Borë në pranverë, shikoni si është transformimin Bulqiza (Foto)

Reshjet e deborës, të rëna gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme, të shoqëruara edhe me erë të fortë e ngrica, e kanë rënduar së tepërmi situatën e qarkullimit të automjeteve në rrugë,pothuajse në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Bulqizë kalimi bëhet me zinxhirë.

Burime nga policia bëjnë me dije se rruga Bulqizë-Peshkopi, kalohet pa zinxhir por me vështirësi në disa segmente të saj ka prani të ngricave për shkak të temperaturave të ulëta.

Po kështu edhe rruga Bulqizë-Krastë, kalohet me zixhir për shkak edhe të terrenit të vështirë.

Me zinxhirë kalohet Qafe e Buallit-Zona D ku trasportohen minatorët.

Me problematike situata paraqitet në rrugët rurale që lidhin njësitë administrative me Bulqizën, ku pothuajse të gjitha prej tyre rezultojnë të bllokuara, duke vënë kështu në izolim gjithë zonën rurale të bashkisë Bulqizë.

Ndërkohë trashësia e dëborës në njësitë administrative Zerqan, Trebisht, Ostren, Martanesh, Fushë Bulqizë, Shupenzë dhe në disa fshatra të njësisë Gjoricë trashësia e dëborës varjon nga 15 cm deri në 30 cm në fshatrat e thella gjë që po rrezikon i të bllokohen.

SHKARKO APP