Borë në pranverë, sinoptikanët: Ulen temperaturat

Në zonat malore të vendit në verilindje dhe juglindje të vendit është rikthyer bora. 5 cm ka arritur trashësia maksimale në Dardhë dhe më pak në zonat e tjera ndërsa nuk raportohen probleme nga qarku i Korçës. Në Peshkopi trashësia e dëborës arrin në 10 cm.

Sipas Autoritetit të Rrugëve disa akse përshkohen me zinxhirë vetëm për pak kilometra. Në disa fshatra të Dibrës ka probleme me energjinë elektrike në disa fshatra. Reshjet vazhdojnë të bien edhe në Bulqizë por nuk raportohen probleme. Ndërsa në bregdet moti i keq po bëhet pengese për lundrimet.

Shpejtësia e erës pritet të kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë. Mjetet lundruese të vogla janë njoftuar të mos dalin në det të hapur. Sinoptikanët kishin paralajmëruar për një rikthim të dimrit në pranvere për shkak të ndryshimit të situates sinoptike në vranësira dhe reshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?