Borë në Tiranë/Probleme me qarkullimin e mjeteve, zonat në periferi të bllokuara

Si çdo qytet në Shqipëri, edhe Tirana u zgjua e zbardhur por përtej bukurisë kryeqyteti ka pasur problematika për shkak të reshjeve të borës.

Gjatë orëve të para të mëngjesit temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe praninë e ngricave. Rrugët e brendshme të qytetit janë të kalueshme, ndërkohë që gjendja është më e përkeqësuar në periferitë dhe rrugët që lidhin Tiranën me fshatrat.

Policia ka qenë e pranishme në zonën e Shkozës dhe zonën e Dajtit, duke ndaluar mjetet të cilat nuk ishin të pajisura me zinxhirë. Aktualisht situata është më e qetë, ndërkohë që bora ka nisur të shkrijë. Gjatë natës në Spitalin e Traumës ka pasur disa raste të qytetarëve që kanë pësuar fraktura nga incidente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?