Borrell: BE-ja nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX
Kryediplomati europian, Josep Borrell ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it.
“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, dhe akteve kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Misioni i EULEX konfirmoi sot se një bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të saj mbrëmjen e djeshme, në afërsi të Rudares. EULEX u shpreh se ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe misioni do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

