Borxhet e shumta të qeverisë penalizojnë pushtetin vendor
Zgjerimi i borxhit publik në gati 80 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, po “përjashton” në një farë mënyre bashkitë nga marrja e kredive për të kryer investime apo punime civile.
Për studiues të financave publike, nevoja që bashkitë të mund të marrin borxhe bëhet edhe më e nevojshme tani, për shkak të situatës së vështirë financiare që institucionet e pushtetit vendor po kalojnë.
Ky shqetësim është ngritur edhe nga përfaqësues të bashkive, që teksa vlerësuar si të pamjaftueshme fondet e dedikuara për vitin e ardhshëm, kërkuan më shumë mbështetje nga pushteti qendror.