Borxhet e ujit në Gjirokastër e Durrës, abonentët familjarë dynden në zyrat e ujësjellësave

Ndërsa aksioni kombëtar i ujit ka nisur me kontrollin e linjave të  bizneseve, abonentët familjarë në të gjithë vendin, po shfrytëzojnë kohën shtesë të vetërregullimit për të lidhur kontrata të reja apo aktmarrëveshje për borxhet që i kanë ujësjellësave.

1 miliardë lekë është borxhi që 64 % e abonentëve familjarë, institucionet shtetërore e bizneset i kanë ujësjellës kanalizimeve Gjirokastër.

Por paralajmërimi për penalizime në kuadër të reformës së ujit i ka dhënë efektet e para, siç pohon edhe drejtori i ujësjellësit në qytetin jugor

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkim Tola: Debia në 24-25% është tek bizneset dhe pothuajse në të njëjtën vlerë është edhe tek entet shtetërore.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditët tashmë janë të numëruara, ndërsa taksa forca ka zbritur në terren.

Ndërsa këto pamje trgojnë fluksin pranë sporteve të Ujësjellësit të Durrësit, ku abontet familjarë vetëdeklarojnë lidhjet e ujit ose firmosin aktmarrëveshjes së pagesës me këste të debive

Qytetar: “Për të lidhur një kontratë uji kam ardhur dy herë.”

Pamundësia ekonomike, është një prej arsyeve që ata japin për mospagesat, por tashmë kanë kuptuar se uji është mall që kushton.

Ndërkohë për bizneset koha ka përfunduar dhe tashmë ata përballen me kallzime penale në rast se kapen duke vjedhur ujin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?