“Borxhet” e vjetra, nisma në Kuvend: 1.3 mln dollarë për detyrimet e 1991-1998

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të shtetit shqiptar ndaj Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Detyrimet e prapambetura janë në fakt të lidhura me nënshkrimin e kapitalit fillestar të momentit të anëtarësimit dhe të rezolutës për rritjen e parë të kapitalit në vitin 1996.

Detyrimet që do të paguhen arrijnë vlerën rreth 1.3 miliard dollarë dhe i përkasin aksioneve të nënshkruara nga shteti shqiptar në atë periudhë.   Pagesa do të bëhet me dy këste, gjatë vitit 2018 dhe 2019.

Projektligji përbëhet nga 2 nene, konkretisht: Neni 1 parashikon miratimin për kryerjen e pagesës së prapambetur, për 490 aksione, në favor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruar si kapital fillestar, të nënshkruara nga qeveria shqiptare në vitet 1991-1998;

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, Neni 2 parashikon burimin e pagesës, konkretisht pagesa prej 1.288,348.27 USD duhet të paguhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me dy këste, 50% në vitin 2018 dhe 50% në vitin 2019 dhe është parashikuar në PBA-në 2018-2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Relacioni

Projektligji “Për pagesën e detyrimeve të prapambetura në favor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, sipas Qeverisë, ka si qëllim përmbushjen e detyrimeve të shtetit shqiptar kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare. Ky propozim vjen si rezultat i rëndësisë dhe rolit të këtij institucioni financiar ndërkombëtar në përmbushjen e programit të qeverisë shqiptare. Miratimi i këtij projektligji propozohet me qëllim përmbushjen e angazhimeve të marra nga qeveritë shqiptare në vite, në lidhje me kuotat e pagueshme të shtetit shqiptar.

Argumentimi i projektaktit

Vendi ynë është anëtarësuar me ligjin nr.7491, datë 29.4.1991, me të drejta të plota pranë BERZH-it dhe zotëron 3001 aksione me një vlerë totale prej 30,01 milionë dollarë.

Në bazë të këtij ligji, çdo vend anëtar pranë këtyre organizmave financiarë duhet të pranojë kushtet dhe afatet e rezolutave që do të adoptohen nga këshillat respektivë të guvernatorëve.

Në vitet 1995-2006, BERZH-i ka kërkuar nga ministrat e Ekonomisë të kësaj periudhe kryerjen e pagesës nga ana e shtetit shqiptar për nënshkrimin e kapitalit fillestar, pagesë e cila i përket periudhës 1991-1998 (Rezoluta 15 – Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 1991 dhe Rezoluta 59 – Rritja e parë e kapitalit në vitin 1996).

Shuma e kërkuar nga ky institucion dhe e papaguar nga shteti shqiptar është 1.288,348.27 USD dhe i përket aksioneve (paid-in) të nënshkruara nga shteti shqiptar në këtë periudhë.

Moskryerja e pagesave është e pasqyruar në informacionin e dërguar nga Banka e Shqipërisë, me shkresën nr.16848, datë 4.12.2015. Mosshlyerja e këtij detyrimi do të ulte nivelin e fuqisë së votimit të shtetit shqiptar pranë këtij institucioni nga 0,10% në 0,08 %.

Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me dy këste 50% në vitin 2018 dhe 50% në vitin 2019 dhe është parashikuar në PBA-në 2018-2020.

Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me vendin tonë, BERZH-i ka një portofol kredish dhe grantesh të akorduara për qeverinë shqiptare apo të garantuara nga qeveria si më poshtë:

– Kredi të akorduara për qeverinë shqiptare prej 258.4 milionë eurosh, nga të cilat 194.6 milionë euro janë kredi në proces disbursimi ose shlyerjeje dhe një kredi me vlerë 36.87 milionë euro nuk është bërë ende efektive.

– Kredi të garantuara nga qeveria shqiptare me një vlerë totale prej 350.7 milionë eurosh, nga te cilat 79 milionë euro janë kredi në proces dizbursimi ose shlyerjeje dhe një kredi me vlerë 218 milionë euro nuk është bërë ende efektive.

– Linjë kredie (stand-by) për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD), të garantuar nga qeveria shqiptare në shumën 41 milionë euro.

– Grante të akorduara qeverisë shqiptare (nga fondet e veta/fondi i aksionarëve apo fonde të BE-së (IPA dhe EWBJF) për financimin apo bashkëfinancimin e disa projekteve me një vlerë rreth 55 milionë euro.

/ H. Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?