Borxhet, kërcënime dhe drogë, prangoset shqiptari në Itali

Ka përfunduar në mes historia e dy vëllezërve të konsideruar nga agjentët si akrrieristë, si në “Zonën e Liqenit” ashtu edhe në Perugia.

Një ngarkesë me 50 kg marijuanë e një shifër lekësh e pamundur për tu paguar, të paktën kështu dukej nga kërcënimet e mbërritura.

Në fund, kanë rënë në pranga katër persona, ndërsa një të pesti iu caktua masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Rrjeti i drogës u zbulua nga policia e Perugias, e cila pas një viti hetime ka arritur të zbuloi veprimtarinë kriminale të këtyre personave.

E gjitha ka nisur nga një 34-vjeçar i Perugias, i mbajtur nën vëzhgim, i cili takohej me furnitorin shqiptar në Itali.

Ai i kishte marr 50 kilogramë marijuanë shqiptarit, por pa mundur t’i shlyente borxhin që i kishte.

Në këto kushte shqiptari kishte nisur kërcënimet ndaj shtetasit italian.

Policia insistoi në pyetjet e 34-vjeçarit nga Perugia i cili më pas tregoi gjithçka, ku u bë edhe arrestimi i shqiptarit.

SHKARKO APP