Borxhi i qeverisë ndaj PAK/ Tafaj: 120 mln euro të pashlyera prej 2010, nuk po zbatohen vendimet e gjykatave. E çojmë në Strasburg

120 mijë Persona me Aftësi të Kufizuara (PAK) herë 1000 euro për person barazi 120 mln euro. Kaq është fatura që shteti i detyrohet kësaj kategorie për mos indeksimin sipas ligjit dhe gabimeve në llogaritje të pagesave të paaftësisë për periudhën 2005-2010.

Por ka kaluar thuajse një dekade dhe borxhi që qeveria u ka Personave me Aftësi të Kufizuar nuk është shlyer për pjesën më të madhe të tyre për më tepër edhe kur kjo e drejtë është vulosur nga gjykatat.

Avokati mbrojtës i personave me aftësi të kufizuar profesor Sinan Tafaj fajëson qeverinë për mosshlyerjen e detyrimeve të prapambetura që sipas tij qëllimisht i është deleguar bashkive.

Në harkun e 15 viteve personat me aftësi të kufizuar kanë bërë shumë protesta në rrugë dhe peticione qeverisë për detyrimet e prapambetura. E fundit ishte protesta para Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dy javë para zgjedhjeve.

 

 

Tafaj paralajmëron se nëse procesi do të vijojë të zvarritet dhe shteti nuk do të njohë vendimet e gjykatave çështja në grup do t’i dërgohet gjykatës së Strasburgut.

SHKARKO APP