Borxhi publik, ministrja Denaj: Është rreth 80% por s’kemi krizë borxhi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj diskutoi për parashikimet e fundit për ekonominë dhe situatës në recension për shkak të pandemisë apo pasojave që lanë në ekonomi dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

FMN parashikon një rënie prej 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) por qeveria parashikon që nga janari i vitit të ardhshëm të rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve. Denaj u përgjigj se “parashikimet ngelen parashikime” dhe e justifikoi rritjen e pagave me menaxhimin e deficitit buxhetor. Ajo tha se në vitin 2019 deficiti ishte -1.9%, për vitin 2020 u parashikua fillimisht nga qeveria në -5%, pastaj në -8.4% e PBB-së.

Nga ana tjetër, ministrja u shpreh se pritshmëritë janë që për vitin 2021 deficiti të jetë te -5.9 deri në -6% dhe kështu ajo e justifikoi programin e qeverisë me rritje pagash për vitin e ardhshëm, pavarësisht se nuk foli saktësisht për këtë çështje.

Denaj tregoi edhe se borxhi mbi PBB-në parashikohet në nivelin e 80.3% që përllogaritet të jetë rreth 1.1237 miliardë lekësh. ”Është normale që në një situatë të vështirë të merren hua” por theksoi se ”nuk jemi në krizë borxhi publik” apo “situatë emergjence në ekonomi”, pasi qeveria “ndërhyri kur duhej dhe po vazhdon ta bëjë me politika afatmesme për tregun e punës”,-tha në ”Euronews”.

SHKARKO APP