Borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020

Përmes një njoftimi për shtyp, Konfindustria ngre shqetësimin në lidhje me rritjen e borxhit publik.

Në një njoftim shkruhet se borxhi publik zyrtar i Shqipërisë në vitin 2020 do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, duke përbërë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Më tej, Konfindustria thekson se në rast të përfshirjes së zërave të të tjerë borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020.

Konfindustria: Konfindustria vlerëson, se borxhi publik zyrtar i Shqipërisë në vitin 2020 do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, duke përbërë një rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit në afatgjatë. Vlerësimi i mësipërm është mbështetur në përfundimet e analizës të qëndrueshmërisë makroekonomike të vendit për 6 mujorin e parë të vitit 2020 të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë.

Shkaqet kryesore të rritjes së fortë të peshës së borxhit publik në vitin 2020 janë përkatësisht: – rënia e pritshme prej të paktën 9% e PPB krahësimisht vitit 2019 si pasojë e masave shtrënguese kundër Covid 19, – emetimi i eurobondit 650 milion euro, – detyrimet e papaguara ndaj të tretëve në shumën e të paktën 600 milion euro të raportuara zyrtarisht.

Borxhi publik i raportuar në vitin 2019 është afër 9 miliardë euro me vlerë të pranuar 67% të PPB.

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë vlerëson, se në përfundimin e mësipërm nuk janë përfshirë shumat prej – 2.2 miliard $ të kontratave PPP të nënshkruara deri tani, – kreditë e parashikuara për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, – detyrimet e shtetit ndaj penalizimit në gjykatat ndërkombëtare si në rastin Becchetti në vlerën e mbi 140 milion euro, etj.

Në rast të përfshirjes së zërave të mësipërm borxhi publik real i Shqipërisë rrezikon të tejkalojë nivelin 100% të PPB në fund të vitit 2020.

SHKARKO APP