Borxhi publik, Spahiu: Na paskan gënjyer, borxhi nuk qenkërka 69.9% por 72%

Pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi shifrën e borxhit publik në Shqipëri ka reaguar deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Në një status në rrjetin social Facebook ai shprehet se kjo qeveri ka gënjyer kur tha që borxhi është 69.9%.

“Sepse, e para, kanë pesë vite që flasin si të vetmen punë që kanë bërë, uljen e borxhit, dhe e dyta, gënjejnë se e kanë ves, gënjejnë për gjithçka.” – shkruan Spahiu në statusin e tij.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Swiss Digital Desktop Reklama

Borxhi publik është borxhi i marrë nga Qeveria. Pra Ata, të zgjedhurit, marrin borxh për ne, zgjedhësit, sepse ajo që na marin ne të gjithëve me taksa, nuk ju mjafton për punët e mira që bëjnë për Ne. Deri këtu çdo gjë është në rregull, pasi Ata duan të na shërbejnë më shumë se ç’ju japim, dhe të gjithë e dimë sa shumë kanë bërë dhe bëjnë Ata për ne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani lind pyetja, pse na paskan gënjyer, dhe borxhi nuk qenkërka 69.9% por 72% (sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit)?

Sepse, e para, kanë pesë vite që flasin si të vetmen punë që kanë bërë, uljen e borxhit, dhe e dyta, gënjejnë se e kanë ves, gënjejnë për gjithçka.

Pak me fat që Banka e Shqipërisë është disi e pavarur se do ta kishim KM-n te makina e printimit të Lekut…..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?