“Borxhlinjtë” e zonave turistike! Tatimet: Kemi arkëtuar 40.8 mln lekë!
Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë bizneseve dhe operatorëve turistikë që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor dhe detyrimet, që rrjedhin prej tij. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Tatimet njoftojnë se janë arkëtuar 40.8 milion lekë detyrime të prapambetura nga bizneset e zonave turistike.
“Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 40.8 milionë lekë detyrime të prapambetura janë arkëtuar nga subjektet, që operojnë në zonat turistike. Gjithashtu nga organet tatimore janë kontraktuar 306 tatimpagues debitorë, të cilëve iu është kërkuar të përmbushin detyrimet tatimore dhe të shlyejnë pagesat e prapambetura” njoftojnë Tatimet.
KOHA JONË SONDAZH

