“Boshatiset” Shqipëria, 5 mijë infermierë drejt Gjermanisë

“Unë jam infermier prej 10 vitesh, punoj në një spital privat në Shqipëri. Kemi zgjedhur për t’u larguar drejt Gjermanisë”.

Ky 32-vjeçar është një nga mijëra infermierët që po përgatitet për t’u larguar drejt Gjermanisë.

“Arsyeja kryesore është për një jetë më të mirë, edhe pagesa po ashtu. Në Gjermani do marr rreth 2 mijë Euro në muaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat zyrtare nga Shoqata e Infermierëve tregojnë se nga Janari deri në muajin Gusht, 2.500 infermierë u larguan nga Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, rreth 500 infermierë po ndjekin kurset e gjuhës gjermane.

“Shumë shokë dhe shoqe janë larguar tashmë, por edhe shumë të tjerë po largohen”.

Shoqata e Infermierëve përllogarit se deri në fund të vitit shifra e largimeve të infermierëve të arrijë deri në 5300, transmeton ‘klan’. Edhe të dhënat e Urdhrit të Mjekut flasin për qindra mjekë të larguar në dy vitet e fundit, shumica prej tyre specialistë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?