Boshnjakja xhihadiste, skllave seksi për pjestarët e ISIS para se të vritej

 

Përkrahsja e ISIS-it është vrarë nga ekstremistët islamik pasi që kishte provuar të largohet nga ‘kulti i vdekjes’ të cilët e kishin detyruar atë të bëhet një skllave seksi.

Detajet e reja rreth kësaj ngjarje bëjnë të ditur se 17 vjeçarja, Samra Kesinovic, e cila ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Austri për të iu bashkuar ISIS-it ishte mbajtur në një shtëpi nga një adoleshent dhe ishte detyruar që të ofroj shërbime seksuale për luftëtarët e ISIS-it.

Një ish ekstremiste tuniziane e ka konfirmuar këtë duke treguar se kishin jetuar bashkë në atë shtëpi dhe se ata i kishin parë këto vetëm si ‘dhuratë seksuale për luftëtarët e rinj’, transmeton lajmi.net.

Siç edhe ishte raportuar, Samra, bashkë me Sabina Selimovic ishin zhdukur nga shtëpitë e tyre në Austri në vitin 2014.

Ato e kishin lënë një shënim për familjet e tyre ku thuhej: “Mos na lypni ne. Ne i shërbejmë Allahut dhe do të vdesim për të”.

Dyshja me prejardhje boshnjake kishin udhëtuar përmes Turqisë. Dyshohet se atyre iu është shpërlarë truri nga ekstremisti boshnjak Ebu Tejma në Vjenë, pavarësisht se ai i mohon këto akuza. Që të dy vajzat – atëherë 17 dhe 15 vjeçare – ishin martuar me luftëtarët e ISIS-it posa kishin arritur në Al-Raqqah.

Ato edhe ishin fotografuar të mbuluara plotësisht dhe me armë në dorë e të rrethuara nga meshkuj të armatosur, transmeton lajmi.net.

Por, Samra i kishte dërguar një letër familjes së saj ku kishte thënë se dëshiron të largohet pasi që ishte e tmerruar nga brutaliteti i ISIS-it.

Sabina raportohet se është vrarë gjatë një beteje në Al-Raqqah.

Ndërsa disa burime të mediave austriake bëjnë të ditur se Samra ishte vrarë kur kishte provuar të largohet nga Al-Raqqah, dhe ishte rrahur për vdekje nga ‘gangsterët e ISIS-it’.

Qeveria austriake ende nuk i ka konfirmuar këto raportime.

Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Thomas Schnoll, ka thënë: “Ne nuk mund të komentojmë për rastet individuale”.

SHKARKO APP