Bosi me fuoristradë bën të fortin, Policia e kap në ”ajër”

Policia bëri me dije pak ditë më parë se rrugët do t’i monitorojë edhe me dronë dhe tashmë rezultate kanë ardhur. Sot në një video të shpërndarë në facebook, policia tregon se janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni. Gjithashtu policia bën me dije se monitorimi do të vazhdojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.

Njoftimi plotë i policisë:

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.

Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?