Bota e ka kthyer vëmendjen mbi Hong Kong

Bota e ka kthyer vëmendjen mbi Hong Kong, më saktësisht te Universiteti Politeknik i Hong Kongut, ku po zhvillohet një përplasje e dhunshme mes studentëve dhe policisë.

Daily Mail shkruan se këto përplasje kanë shtuar frikën se mund të ketë një tjetër masakër të stilit të sheshit ‘Tiananmen’.

Më shumë se 200 protestues pro-demokracisë janë barrikaduar në ambientet e universitetit. Carrie Lam, shefja ekzekutive e Hong Kongut, u ka bërë thirrje studentëve të dorëzohen, duke thënë se ky është i vetmi opsion që kanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se është gati të përdorë plumba të vërtetë nëse situata bëhet e pakontrollueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit e studentëve po presin me ankth jashtë kampusit sepse druhen se mund të ndodhë një masakër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?