”Bota pas pandemisë”, Presidenti Meta në Romë: Përfituan autokratët dhe regjimet e tyre

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ”Bota pas Pandemisë së Covid-19” në Romë, ku tha se nga pandemia kanë përfituar autokratët dhe regjimet e tyre.

”Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm, veçanërisht në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”,-shkruan Meta në facebook.

Në aktivitet merrnin pjesë Presidentë dhe autoritete të larta shtetërore, personalitete të politikës dhe shëndetësisë botërore, kreu i shtetit theksoi se të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

Postimi i plotë

Kënaqësi të merrja pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar- Bota pas Pandemisë së Covid-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë”, që po zhvillohet në Romë, organizuar nga Këshilli i Koorporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve. Këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë!

Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm, veçanërisht në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

SHKARKO APP