Bozdo: Data e zgjedhjeve të parakohshme është afër, ja pse nuk hapet dosja 339

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka komentuar nga studio e Faxnews aksionin opozitar dhe vijimësinë e protestave, si edhe reagimin e partive CDU/CSU

‘Unë besoj se ka hapsirë për dialog për sa kohë nuk plotësohen disa kushte të rëndësishme. Është mëse i mirëpritur reagimi i tyre ku përsëri kryefjala e tyre ishte se duhet dëgjuar opozita. E thënë këtë theksojmë se Gjermania është gjithmonë mike e Partisë Demokratike dhe shqipëtarëve.

Shumë mirë që vjen një reagim i dytë nga CDU/CSU por duhet dialog dhe dialogu bëhet me 2 palë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ka ndryshuar qëndrimi i CDU/CSU në optikën e tij, ish-deputeti ka folur për qëndrimet e PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zgjedhjet e parakohshme janë prioriteti i PD, por jo zgjedhjet lokale. Ne nuk kemi folur për shtyrje dhe nuk kemi përmenduar ndonjëherë diçka të tillë. Le të themi që zgjedhjet lokale nuk kanë qënë ndonjëherë qëllimi ynë, nuk kanë qenë problem i PD. Ne kemi kërkuar plotësimin e kushteve për të tjera kritere. Edi Rama nuk e drejton më vendin, dhe vendi ka nevojë për një zgjidhje të re.”

Lidhur  me ‘dosjen 339’ Eno Bozdo u shpreh se 2 vite kanë qënë të mjaftueshme për të kuptuar që kjo dosje nuk do të mërret parasysh me seriozitetin e duhur.

“Dosja 339 ndodhet në sirtaret e prokurorisë që para 2 viteve. Ajo nuk është një dosje që sapo është dorëzuar në Prokurorinë shqiptare. Me Arta Markun është varrosur çdo lloj shprese, nga ana tjetër mungesa e Gjykatës Kushtetuesëe bënë të pamundur ndonjë aksion tjetër opozitare. Ajo që keni parë nëpërmjet mediave është vetëm 1/10 e së tërës. “

Ndërkohë i pyetur nëse rrezikon Partia Demokratike apo jo të dal nga sistemi Bozdo tha:

‘Besoj se risqet janë atje, opozita më e mirë është tek shqiptarët. Jashte sistemit ligjor politik edhe mund të dalim por kjo nuk ka rëndësi, ne kemi popullin me vete. Ne besojmë se partive opozitare u takon të kenë komisioner në KZAZ, duhet të zhdukim një mega skandal që mund të them. Mund të merren njerëzit me presion nga administratë e shtetit për të votuar.”

Ai ka komentuar gjithashtu dhe protestat e mëhershme të opozitës duke treguar gjithashtu dhe se çfarë pritet të ndodh në protestën e radhës së 2 qershorit.

“Unë besoj që opinion publik është gjithmonë edhe më shumë i bindur që kohëzgjatja e protestës dhe aksionit opozitar, jo vetëm që nuk ka rrudhur energjinë opozitare por duket sikur e ka fuqizuar atë. Të mendoni që kjo ka 3 muaj që vazhdon.

Unë përpiqem që të bëj një dallim të madh mes asaj që quhet dhunë dhe asaj që quhet zemërim. Dhuna është e lokalizuar. Ajo që ne vërejmë është një zemërim i madh ndaj qeverisë. Deri më sot kemi parë zemërimin, me gjithë thirrjet e jashtëzakonshme në protestën e fundit me shumicën e rasteve dhe përpjekjeve për të ndaluar dhunëën arty prap kishte disa individ. Është e pamundur të kontrollosh qindra individ.”

Ndërkohë në një paralelizëm me zgjedhjet e vitit 1996 duke krahasuar këtu jo vetëm vitet por dhe progresin që vendi ka bërë gjatë kësaj kohe.

“Ishte shumë e thjeshtë në mos e justifikueshme që veprimet e asaj opozite që sot është mazhorancë të shkonin ndesh me zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nga 96’ deri në 2019 është një çerek shekulli demokraci ne ndodhemi në kushte të jashtëzakonshme, ku kryeministri ka mbjell drogën, zhduki gjykatat, solli në pushtet kriminelët.

Duke filluar nga 96’  zgjedhjet janë më pak të dhunshme, kanë ardhur në një përditsim dhe progres të vazhdueshëm. Me ardhjen e Edi Ramës të gjitha standartet kanë rënë dhe në këto kushte veprimet opozitare janë të justifikueshme. Pas 23 vitesh përpjekje ne jemi në një situatë shumë të keqe. Në këtë vend e keqa e madhe dhe ekuilibri i madh nis dhe mbaron nga zgjedhjet.”

Ndërkohë sa i përket datës së zgjidhjes së krizës politike Bozdo është shprehur se e sheh këtë të fundit shumë afër.

“Unë shoh të afërt datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Dhe besoj do të jetë një ditë e mirë për shqiptarët sepse ne si opozitë me popullin me vete do të garantojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.PD gjithmoë ka sakrifikuar nga vetja për  këto zgjedhje dhe sërish do e bëjë.”, tha Bozdo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?