Bozdo: Ekonomia, viktimë e paaftësisë së qeverisë “Rama”

Opozita thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk po mbështet ekonominë reale.

Në një intervistë për Ora News, anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se ekonomia përvecse është viktime e madhe e koronavirusit, por është edhe viktimë e paaftësisë së qeverisë.

Eno Bozdo: Ekonomia është viktima e parë madhore e krizës së koronavirusit dhe viktima tjetër madhore e paaftësisë së qeverisë Rama për të ndihmuar ekonominë prodhuese, për të ndihmuar të punësuarit kudo me masa konkrete dhe me instrumente të saktë që sigurojnë likuiditetin dhe ofrojnë mbështetje për kompaninë. Kjo është diçka që në javën e 6-të pandemisë është shqetësuese. Sot mund të jemi vendi i vetëm në botë që ka dhënë zero para për ekonominë reale. 

Sipas Bozdos, Shqipërisë i mungojnë mekanizat për për të injektuar likuiditet në ekonomi. Bozdo solli shembujt e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Eno Bozdo: Ekonomia është atje, është funksionale, por për shkak të ngecjes së mekanizmit ekonomik vuan për likuiditet. Ne kemi një makinë që quhet ekonomia, makina nuk ka asnjë problem, por ka mbetur për shkak të karburantit. Karburantin duhet t’ja hedhë qeveria, sic bën çdo qeveri e botës, qeveria e Greqisë, e Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë buxhete më të vogla se ne dhe kanë gjetur dhe po përdorin instrumente për të injektuar likuiditet në ekonomi. Nëpërmjet instrumentit të garancisë sovranë, i cili si në rastin shqiptar nuk përdoret për të paguar para, por për të qarkulluar para. 

SHKARKO APP