Bozdo i përgjigjet Ramës: Punonjësit e Ballshit në mjerim pa paga nga investitorët “seriozë” të kryeministrit

Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Eno Bozdo i përgjigjet pretendimeve të sotme të kryeministrit Edi Rama të cilit i kujton se Rafineria e Ballshit është sot e mbyllur dhe punonjësit në mjerim pa paga nga investitorët “seriozë” të kryeministrit.

“Meqenëse Edi Rama më përmendi sot emrin:

Punëtorët e Rafinerisë janë në grevë sepse investitori serioz i Edi Ramës ia mbathi me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar punëtorët dhe as detyrimet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ia mbathi në mes të ditës, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Këtë skemë e bëri jo vetëm një herë, por 3 herë. Fitoi qindra milionë euro, pa dhënë rroga dhe detyrime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht “pa dijeninë” e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkë me të fitoi Edi Rama dhe ministrat e tij. Humbën ata që nën këtë qeveri, humbin gjithmonë: njerëzit e varfër dhe punëtorët e pamundur.

Punëtorët aty duan zgjidhje. Duan paratë që u takojnë për punën e tyre të ndershme.

Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë për familjet e tyre.

Zgjidhja është ajo që Lulzim Basha ka ofruar: 8 milionë euro paga të pa dhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!”, deklaron Eno Bozdo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?