Bozdo: Industritë më të rrezikuara turizmi dhe bujqësia, qeveria nuk i mbështet

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Eno Bozdo në një interveistë për Abc News është shprehur se pandemia do të krijojë vështirësi të mëdha për rimëkëmbjen.

Bozdo është shprehur se industritë më të rrezikuara janë  turizmi, bujqësia dhe eksportet dhe për këto sektore duket se qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

“Situatën e shikoj shumë të vështirë pasi disa industri që ndikojnë në prodhimin e brendshëm bruto siç është turizme, bujqësia eksportet shqiptare janë të destinuara të goditen nga pandemia nga ajo që ndodh në tregun ndërkombëtart, nga kufizimi i lëvisshmërisë dhe nga fakti se në të gjithë vendet fqinj ku turizmi jep vlerën më të madhe të fitimit ka me qënë një problem i madh për të gjithë. Qeveria ka vënë me pikatore ndihma për këto industri. Në të dy paketat nuk ka asnjë mbështetje për biznesin, janë thjesht paketa sociale, ndërsa nëpër botë këto industri janë të mbështetura, këto paketa të mirëfillta për biznesin qeveria shqiptare nu ki ka vënë në zbatim.

Atë që të gjithë vendet po bëjne sot është të ofrojnë likuiditet në industri, nëse pandemia mbaron dhe kompanitë kanë dalë nga zinxhiri ekonomik është e vështirë që të futen në krahasim me konkurrenca nga Mali i Zi, Greqi ku janë të mbështetura. Jo vetëm pandemia por edhe mbështetja që nuk bëhet nga qeveria do krijojë vështirësi të mëdha”, tha Bozdo.

Ndër të tjera në një bisedë me gazetaren Juli Xhakoxhi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike është shprehur se për shkak të mbylljes së kufirit vlera e monedhës vendase ka pësuar rënie.

“Remitancat sot kanë qenë një kontribut i rëndësishëm në ekonominë e vendit problemi është se e gjithë bota sot që është prekur nga kjo krizë dhe është prekur thellë dhe ekonomia ishte në atë nivel që ishte para krizës, sipas të gjithë studimeve që të marrë veten ekonomisë i duhen 12 muaj. Unë personalisht pres një reduktim drastik të remitancave për të mbajtur. Problemi tjetër është lëvizshmëria e pakuptueshme e monedhës shqiptare, mbyllja  kufinjve ekonomia që nuk funksionon e ka vendosur në vështirësi monedhën vendase përballë dollarët faktorët, që ndikojnë janë praktikisht më më snhumë se ato të krizës, janë ato me mosnxjerrjen jashtë me transport ajror të valutës. Një raport i plotë për këtë do të bëhet kur të kemi lëvizshmëri”, është shprehur ai.

SHKARKO APP