Bozdo: Qëllimi i Ramës është paniku dhe justifikimi i rritjes së çmimit të energjisë

Ish-zv Ministri i Energjetikës Enno Bozdo, thotë se kemi një katastrofë menaxheriale dhe financiare të kompanive të sektorit energjetik. Për të qëllimi i deklaratës së Ramës për krizë të jashtëzakonshme energjetike është për të futur në panik popullatën dhe për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Unë besoj që qëllimi i deklaratës është politik, që të fusë panikun në popullatë dhe e ka arritur për të justifikuar atë që mendoj se është qëllimi fundor, rritja e çmimit të energjisë elektrike në pamundësi për ta bërë me arsye të tjera dhe performanca e kompanive në sektorin energjetik është në nivelin më të ulët kemi të bëjmë me katastrofë financiare dhe menaxheriale”,-tha në ”A2cnn”.

Bozdo sjell në vëmendje rritjen e çmimit të naftës në vitin 2009, që varionte nga 120-1400 dollarë për fuçi, përkundër 100 dollarëve për fuçi që është sot. Për të kryeministri i asaj kohe, që ishte Sali Berisha nuk alarmoi popullatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?