Bozdo: Qeveria mori 850 mln euro borxh, nëse s’ka paketë të tretë, për çfarë do përdoren këto para?

Për anëtarin e Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, dy paketat e para të qeverisë nuk ishin paketa për të ndihmuar biznesit, por ishin paketa sociale.

I ftuar në RTV Ora, Bordo shtoi se me eurobondin qeveria shqiptare ka marrë 400 milionë euro borxh, pasi 250 do të shkojnë për borxhin e vjetër, por sipas tij, nuk dihet se për cfarë do të përdoret kjo shumë nëse nuk ka një paketë të tretë.

Eno Bozdo: Të gjithë ekspertët e opozitës kanë rënë dakord që të dyja paketat ishin të pamjaftueshme. Këto nuk kanë qenë paketa për të ndihmuar biznesin dhe ekonominë reale, por paketa sociale për të ndihmuar pasojat e varfërisë dhe goditjen e menjëhershme.

Tani kryeministri Rama del dhe jep lajmin e keq dhe thotë se nuk do të ketë një paketë të tretë për biznesit, që në fakt asnjëra nga paketat nuk ishin për biznesin. Ndërsa nga ana tjetër kemi 400 milionë euro borxh, sepse diku te 250 do të shkojnë për borxhin e vjetër. Pra, kemi diku te 400 milionë euro borxh për tu përdorur për çfarë?

Po ashtu, Shqipëria ka marrë 190 milionë dollarë hua nga FMN, Shqipëria ka marrë një ndihmë rreth 175 milionë euro nga BE dhe qeveria ka dalë në tregun e brendshëm duke marrë 100 milionë euro borxh nga kreditorët. 

E gjitha kjo shkon në 850 milionë euro që e gjitha është borxh. A mund t ëmë thotë njeri sot nga qeveria se në çfarë mënyre prioritare do të përdoren këto para nëse nuk ka një paketë të tretë? Nëse nuk ndihmohet turizmi, bujqësia, eksportuesit, a mund të më thotë dikush nga qeveria, për çfarë do të përdoren këto para? 

SHKARKO APP