Bozdo: Viti 2023 do të jetë i vështirë ekonomikisht për Shqipërinë
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo, thotë se ekonomia shqiptare do të kalojë në një periudhë të vështirë.
“Paralajmërimi për krizën vjen nga institucionet ndërkombëtare, që kanë qenë në përgjim të trendëve të ekonomisë botërore. Bazat e recensionit ishin hedhur me pandeminë, për mënyrën se si bota u përqas me këtë pandemi. Vendet filluan të vetëorganizoheshin. Kemi të bëjmë me një situatë fluturake, e paprekshme, e mbushur me risk. Pajtohem me faktin se ky vit ka për të qenë i vështirë ekonomikisht për Shqipërinë.
Arsyeja e parë është arsyeja e jashtme. Shqipëria shëmtimet tregtare të saj i ka me vendet e BE. Do të ketë ulje të kërkesës së konsumit. Problemi tjetër, që është problem i gjendjes së ekonomisë shqiptare. Problemi në vitin 2023 vjen nga të dyja anët, nga jashtë që është i induktuar.
Mbarsja e ekonomisë botërore me këtë krizë, është e mbartur dhe do shpërthente. Jemi në mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Dikur ka qenë korrupsioni, apo dhe mungesa e energjisë elektrike. Sot është mungesa e punonjësve të kualifikuar për kompanitë shqiptare, për shkak të emigracionit”, deklaroi Bozdo.