Braçe apel qytetarëve: Vaksinohuni, mund të infektohesh kudo dhe kurdo
Zv/kryeministri Erion Braçe ka përsëritur apelin për marrjen e vaksinës. Në një status në rrjetet sociale, Braçe ka bërë thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve.
“Vaksinohu tani! Sot- deri tani në Divjakë arritëm në 118 vaksinime, në Lushnje arritëm në 307 vaksinime. Shumë mirë e në rritje nga dje.
Por pak sërish. Ndërkohë që dita shënoi rritje të infektimeve, duhet patjetër t’i përgjigjemi shpejt me rritje të vaksinimeve.
Mos e neglizho! Mund të infektohesh kudo dhe kurdo nëse nuk je vaksinuar! Virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve”, shkruan Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

