Braçe-Bashës: Pse s’na i kurseve ”lylelleqet” ditën e parë të vitit?

1 janari nisi me ”sherr”, kjo pasi kryeministri Edi Rama tha se ka siguruar 500 mijë vaksina anti-covid dhe se 10 mijë dozat e para do të vijnë në Shqipëri në javët e para të këtij muaji, ku një pjesë do ti shkojnë Kosovës.

Zv/kryeministri Erion Braçe i është kundërpërgjigjur kreut të PD-së, pasi Basha tha se kryeministri Rama ka shkuar në SHBA për të blerë këpucë dhe jo vaksina. Braçe i kthehet Bashës në rrjetet sociale duke i shkruar që t’i kursejë ‘lylellëqet’ ditën e parë të vitit.

”Ora 14.10, u zgjua! Po pse nuk na i kursen LYLELLEQET qe diten e pare te vitit?! Deri dje thoshte: S’kanë leke për vaksinën, nuk u jep njeri vaksinë, dështuan, ju kërkova shoqeve të PD të na japin vaksinën! Tani thotë se vaksinë është ardhja e tij në pushtet! Ju shëron ky”, shkruan Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?