Braçe: Berisha një tigër pa dhëmbë, në opozitë na ka përndjekur si Hitleri hebrenjtë
Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe thotë se periudha më e vështirë në 31 vitet e PS-së në politikë, ka qenë kur ishte në opozitë dhe për të PS-ja përndiqej nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, njëjtë siç Hitletri përndiqte hebrenjtë. Braçe thotë edhe se sot Berisha është thjesht një tigër pa dhëmbë, por në atë periudhë kishte në dorë çdo pushtet.
“31 vite janë të konsiderueshme për një parti, një jetë e tërë, gjithkush që e kishte vitin e parë të një drejtimi në parti sot janë bërë 31 vite, ka kaluar stuhi të mëdha. Ashtu siç ka hequr keq në dy palë periudha opozitare që përndiqej çdo kush si Hitleri-hebrenjtë.
I ushtrohej presion, shihet nga një kategori e caktuar njerëzish edhe si alternativë pavarësisht se s’ka as dhëmbët e fuqinë e asaj periudhe. Është një tigër pa dhëmbë, por në atë kohë i kishte të gjitha.
Socialistët janë përndjekur kur kryetarin e kishin në burg. Është një 31 vjeçar që i kishin të gjitha, për të bërë një hap më tutje, modernizmin e partisë, hapjen e dyerve për brezin e tretë, një gjeneratë tjetër që duhet ti përshtatet zhvillimet aktuale”.