Braçe del kundër letrave të Ramës për Bashën

Zv/kryeministri Erjon Braçe, thotë se nuk është dakord me letrat që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. “Nuk jam dakord që kur tjetri ngre mur me zjarr, të flasësh me të. Unë jam për zbatimin e Kushtetutës nga fillimi deri në fund”, u shpreh Braçe në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN.

Në lidhje me protestat e opozitës, Braçe deklaroi se është evidente që opozita kërkon viktima nga protestat por theksoi se “nga ne nuk do ta ketë kurrë”.

”Policia shkon në vendin e shërbimit pa armë, monitorohet nga OSBE-ja dhe dokumentohet me pamje filmike sjellja e saj nga fillimi deri në fund. Kush kërkon viktimë nga ne, ta harrojnë, nuk do ta gjejnë. Nëse do të ketë viktima, këta do të jenë përgjegjësit. Thanë që policia qëlloi me plumb dhe plagosi protestuesin, doli që ishte predha e tyre. Thanë që i qëlloi policia me qytë, doli që ishte leva e tyre. Ne nuk kemi ndërmend të shkaktojmë viktima, janë në drejtën e tyre që ta kundërshtojnë qeverinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?